Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on facebook
Facebook

WORKSHOP "PERPUNIMI AGROUSHQIMOR & RRJETI RINOR SLOW FOOD"

WORKSHOP “PERPUNIMI AGROUSHQIMOR & RRJETI RINOR SLOW FOOD” – at Mrizi i Zanave Agroturizm

Me date 25 shkurt VIS Albania zhvilloi workshop-in me teme “Perpunimi Agroushqimor & Rrjeti Rinor Slow Food”, i cili u mbajt ne Fishte, prane Mrizi i Zanave Agroturizm.

Ky aktivitet u financua nga projekti “Involve me and I learn” – IADSA/2017/02 Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA, ku moren pjese 20 nxenes nga shkolla e mesme “Sherif Hoxha” – Koplik dhe 20 nxenes nga shkolla e mesme “Nikë Mernacaj” – Tamare.

Gjithashtu VIS Albania ne bashkepunim me ERA Group ne Pejë, eshte duke zbatuar projektin “Connecting rural youth across borders” i financuar nga Regional Youth Cooperation Office – RYCO. Ne kuader te ketij projekti, permes kontributit te VIS Albania moren pjese edhe 20 te rinj nga Peja dhe disa te rinj nga Shkreli, target group i projektit.

Ne kuader te projektit “FoRuM” te financuar nga European Union in Albania, 20 nga 85 te rinj pjesemarres nga Malesia e Madhe paten mundesine te mund te perfitonin nga temat e trajtuara dhe te vetedijesoheshin mbi mundesite e shumta qe ofron sektori agroturistik dhe te vizitonin sipermarrjen rurale Mrizi i Zanave & Agro Fishta, nje shembull dhe histori suksesi ne sektorin agroturistik dhe ate agrobujqesor.

Ne kete workshop te rinjte u njohen me Slow Food InternationalSlow Food BalkansSlow Food Albania dhe Sfyn Malesiemadhe (Slow Food Youth Network) dhe vizituan “Agro Fishta” per te pare nga afer punishtet e ndryshme per perpunimin e produkteve vendore dhe nxjerrjen ne pah te vlerave gastronomike. Gjithashtu Altin Prenga u prezantoi pjesemarresve vlerat e ushqimit te mire, te paster dhe te drejte, qe ku mund ta mesojme e shijojme me mire se sa te Mrizi i Zanave dhe AgroFishta.

Ne kete aktivitet, te rinjte paten mundesi edhe per te njohur njeri tjetrin dhe shkembim midis tyre, duke qene se i perkasin moshave te aferta e vendeve te ndryshme, duke e bere kete nje pervoje mjaft thelbesore dhe te vlefshme per ta.

#slowfood #exchange #knowledge #network #youth #activism #valorisationoflocalproducts #goodcleanfairfood #slowfoodphilosofy#cooperation #opportunitiesofselfemployment #rootsintheterritory #awarenessraising #activeyouth

More to explorer

Workshop mbi Çështjet Mjedisore

WORKSHOP mbi “ÇËSHTJET MJEDISORE & ECJE MALORE ME RRATHË DËBORE” WORKSHOP mbi “ÇËSHTJET MJEDISORE & ECJE MALORE ME RRATHË DËBORE” Në datat

Workshop Perpunimi Agro-Ushqimor

WORKSHOP “PERPUNIMI AGROUSHQIMOR & RRJETI RINOR SLOW FOOD” WORKSHOP “PERPUNIMI AGROUSHQIMOR & RRJETI RINOR SLOW FOOD” – at Mrizi i Zanave Agroturizm

Aktivitet Ndërshkollor

Aktivitet ndershkollor me nxenes nga shkollat e Bashkia Malësi e Madhe. Te shtunen me 6 prill ne Gjimnazin “Sherif Hoxha” te Koplikut

© Copyright 20119. All Rights Reserved. Powered By Manifesto AL