Workshop mbi Çështjet Mjedisore

WORKSHOP mbi “ÇËSHTJET MJEDISORE & ECJE MALORE ME RRATHË DËBORE”

WORKSHOP mbi “ÇËSHTJET MJEDISORE & ECJE MALORE ME RRATHË DËBORE”

Në datat 02-03 mars 2019 VIS Albania në bashkëpunim me shoqatën ERA group Environmentally Responsible Action (ERA) Group në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve të projektit “Connecting Rural Youth across Borders “ (“Bashkimi i Rinisë Rurale përtej Kufijve”) financuar nga Regional Youth Cooperation Office – RYCO zhvilloi workshop me temë “Çështjet Mjedisore & Ecje malore me rrathë dëbore” si shkëmbim përvojash midis të rinjve të Pejës dhe Malësisë së Madhe.

Workshop-i u mbajt ditën e parë tek Universiteti “Haxhi Zeka” – Fakulteti i Hotelerisë/Turizmit – Pejë, kurse në ditën e dytë u zhvillua aktiviteti në natyrë i Ecjes Malore me Rrathë Dëbore në Bogë të Rugovës.

Në kuadër të projektit “FoRuM – Focussing on Rural Mobilisation in Malësi e Madhe” (Fokusimi në Mobilizimin Rural në Malësi të Madhe”), financuar nga European Union in Albania, iu bashkuan aktivitetit edhe 20 të rinj nga Malësia e Madhe, për të forcuar kapacitetet e tyre si grup vullnetarësh mbi çështjet mjedisore dhe vullnetarizmin dhe rritjen e vetëdijes mbi këto çështje.

Në këtë workshop të rinjtë përveçëse u njohën me çështje mjedisore, llojet e specieve të rralla dhe të rrezikuara në Republikën e Kosovës, ata patën mundësi edhe të njihen me njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë përvojat midis tyre duke e shndërruar këtë në një përvojë mjaft thelbësore dhe të vlefshme për ta.

#enviromentprotection #voluntarism #exchange #networking #trekking#snowshoeing #activeyouth #biodiversity #tourism

Workshop Perpunimi Agro-Ushqimor

WORKSHOP "PERPUNIMI AGROUSHQIMOR & RRJETI RINOR SLOW FOOD"

WORKSHOP “PERPUNIMI AGROUSHQIMOR & RRJETI RINOR SLOW FOOD” – at Mrizi i Zanave Agroturizm

Me date 25 shkurt VIS Albania zhvilloi workshop-in me teme “Perpunimi Agroushqimor & Rrjeti Rinor Slow Food”, i cili u mbajt ne Fishte, prane Mrizi i Zanave Agroturizm.

Ky aktivitet u financua nga projekti “Involve me and I learn” – IADSA/2017/02 Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA, ku moren pjese 20 nxenes nga shkolla e mesme “Sherif Hoxha” – Koplik dhe 20 nxenes nga shkolla e mesme “Nikë Mernacaj” – Tamare.

Gjithashtu VIS Albania ne bashkepunim me ERA Group ne Pejë, eshte duke zbatuar projektin “Connecting rural youth across borders” i financuar nga Regional Youth Cooperation Office – RYCO. Ne kuader te ketij projekti, permes kontributit te VIS Albania moren pjese edhe 20 te rinj nga Peja dhe disa te rinj nga Shkreli, target group i projektit.

Ne kuader te projektit “FoRuM” te financuar nga European Union in Albania, 20 nga 85 te rinj pjesemarres nga Malesia e Madhe paten mundesine te mund te perfitonin nga temat e trajtuara dhe te vetedijesoheshin mbi mundesite e shumta qe ofron sektori agroturistik dhe te vizitonin sipermarrjen rurale Mrizi i Zanave & Agro Fishta, nje shembull dhe histori suksesi ne sektorin agroturistik dhe ate agrobujqesor.

Ne kete workshop te rinjte u njohen me Slow Food InternationalSlow Food BalkansSlow Food Albania dhe Sfyn Malesiemadhe (Slow Food Youth Network) dhe vizituan “Agro Fishta” per te pare nga afer punishtet e ndryshme per perpunimin e produkteve vendore dhe nxjerrjen ne pah te vlerave gastronomike. Gjithashtu Altin Prenga u prezantoi pjesemarresve vlerat e ushqimit te mire, te paster dhe te drejte, qe ku mund ta mesojme e shijojme me mire se sa te Mrizi i Zanave dhe AgroFishta.

Ne kete aktivitet, te rinjte paten mundesi edhe per te njohur njeri tjetrin dhe shkembim midis tyre, duke qene se i perkasin moshave te aferta e vendeve te ndryshme, duke e bere kete nje pervoje mjaft thelbesore dhe te vlefshme per ta.

#slowfood #exchange #knowledge #network #youth #activism #valorisationoflocalproducts #goodcleanfairfood #slowfoodphilosofy#cooperation #opportunitiesofselfemployment #rootsintheterritory #awarenessraising #activeyouth

Aktivitet Ndërshkollor

Aktivitet ndershkollor me nxenes nga shkollat e Bashkia Malësi e Madhe.

Te shtunen me 6 prill ne Gjimnazin “Sherif Hoxha” te Koplikut u zhvillua nje aktivitet ndershkollor me nxenes nga shkollat e Bashkia Malësi e Madhe.

Qellimi i ketij aktiviteti te perbashket mes nxenesve te shkollave ishte paraqitja e aktiviteteve te zhvilluara nga secila shkolle ne kuader te projektit “Involve me and I learn” financuar nga Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA, edhe permes projektimeve te fotove realizuara gjate tyre.

200 librat e grumbulluar ne saje te nismes “Dhuro nje liber” i’u dorezuan bibliotekes se Gjimnazit “Sherif Hoxha” dhe aktiviteti pati pjesemarrjen e mbi 100 nxenesve nga gjithe Malesia e Madhe.

Te gjithe pjesemarresit vijuan me tej aktivitetin duke marre pjese ne eventin publik “Ngritja e Flamurit”.

KONFERENCA 4 – Turizmi në Qarkun Shkodër

KONFERENCA 4 - TURIZMI NE QARKUN SHKODER

Ne datat 12-13 prill eshte zhvilluar ne Malesi te Madhe Konferenca e 4t e Turizmit ne Qarkun Shkoder, e cila ka ndjekur traditen e levizjes ne secilen Bashki ne Qarkun Shkoder, duke u fokusuar ne cdo vit te saj ne tema te ndryshme qe lidhen me zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem ne nivel qarku, duke perfshire aktore te ndryshem, te cilet kane nje rol thelbesor per te çuar perpara nisma dhe aktivitete qe synojne zhvillimin e sektorit.

Te gjitha bashkite duhet ta shohin zhvillimin e tyre territorial ne nje bashkepunim te frytshem mes tyre dhe grupeve te interesit, ku nje rol kyc ka edhe shoqeria civile. Per nje zhvillim socio-ekonomik te qendrueshem nevojiten sinergji dhe nisma te perbashketa.

Zhvillimi i turizmit, fale potencialeve qe Qarku Shkoder zoteron, eshte nje mundesi mjaft e mire per te sjelle zhvillimin e qendrueshem socio-ekonimik te territorit dhe te komunitetit qe e popullon, dhe bashkepunimi mes sektorit publik, privat dhe shoqerise civile eshte i nje rendesie te vecante.

Kete vit konferenca u fokusua ne sinergjite e komunitetit, ne rolin e rendesishem qe kane OSHC-te per zhvillimin e territorit, ne krijimin e GVV-ve potenciale si aktore ndryshimi dhe ne zhvillimin e sektorit te mikpritjes dhe sherbimeve me perfshirjen e operatoreve ekonomike e turistike.

E pershendeten konferencen Kryetari i Bashkise Malesi e Madhe, Perfaqesuesi i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi, perfaqesuesit e OJF-ve organizatore te konferences. 5 seksione tematike u zhvilluan me grupet e ndryshme te interesit, mbi tema ngushtesisht te lidhura me zhvillimin e turizmit dhe territorit.

Te pranishem ne konference perfaqesues nga pushteti vendor, OJF, grupe interesi, aktiviste, te rinj e nxenes te shkollave te Malesise se Madhe, Vau Dejes e Shkodres.

Nje panair i Shoqerise Civile u zhvillua gjate dites se pare te konferences dhe nje bufe me produkte vendore te pergatitura nga nxenesit e shkolles “Hamdi Bushati” – Shkoder.

Ne diten e dyte nje vemendje e vecante i’u kushtua komunitetit te peshkatareve dhe grupeve rinore si potencial njerezor i rendesishem per zhvillimin e zones dhe per te favorizuar rrjetezimet dhe bashkepunimet mes sipermarrjeve vendore dhe te rinjve.

Keto dy aktivitete u mundesuan fale kontributit financiar te @European Union in Albania – Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi ne kuader te projektit “FoRuM – Fokusimi ne Mobilizimin Rural ne Malesi te Madhe”.