Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on facebook
Facebook

KONFERENCA 4 - TURIZMI NE QARKUN SHKODER

Ne datat 12-13 prill eshte zhvilluar ne Malesi te Madhe Konferenca e 4t e Turizmit ne Qarkun Shkoder, e cila ka ndjekur traditen e levizjes ne secilen Bashki ne Qarkun Shkoder, duke u fokusuar ne cdo vit te saj ne tema te ndryshme qe lidhen me zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem ne nivel qarku, duke perfshire aktore te ndryshem, te cilet kane nje rol thelbesor per te çuar perpara nisma dhe aktivitete qe synojne zhvillimin e sektorit.

Te gjitha bashkite duhet ta shohin zhvillimin e tyre territorial ne nje bashkepunim te frytshem mes tyre dhe grupeve te interesit, ku nje rol kyc ka edhe shoqeria civile. Per nje zhvillim socio-ekonomik te qendrueshem nevojiten sinergji dhe nisma te perbashketa.

Zhvillimi i turizmit, fale potencialeve qe Qarku Shkoder zoteron, eshte nje mundesi mjaft e mire per te sjelle zhvillimin e qendrueshem socio-ekonimik te territorit dhe te komunitetit qe e popullon, dhe bashkepunimi mes sektorit publik, privat dhe shoqerise civile eshte i nje rendesie te vecante.

Kete vit konferenca u fokusua ne sinergjite e komunitetit, ne rolin e rendesishem qe kane OSHC-te per zhvillimin e territorit, ne krijimin e GVV-ve potenciale si aktore ndryshimi dhe ne zhvillimin e sektorit te mikpritjes dhe sherbimeve me perfshirjen e operatoreve ekonomike e turistike.

E pershendeten konferencen Kryetari i Bashkise Malesi e Madhe, Perfaqesuesi i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi, perfaqesuesit e OJF-ve organizatore te konferences. 5 seksione tematike u zhvilluan me grupet e ndryshme te interesit, mbi tema ngushtesisht te lidhura me zhvillimin e turizmit dhe territorit.

Te pranishem ne konference perfaqesues nga pushteti vendor, OJF, grupe interesi, aktiviste, te rinj e nxenes te shkollave te Malesise se Madhe, Vau Dejes e Shkodres.

Nje panair i Shoqerise Civile u zhvillua gjate dites se pare te konferences dhe nje bufe me produkte vendore te pergatitura nga nxenesit e shkolles “Hamdi Bushati” – Shkoder.

Ne diten e dyte nje vemendje e vecante i’u kushtua komunitetit te peshkatareve dhe grupeve rinore si potencial njerezor i rendesishem per zhvillimin e zones dhe per te favorizuar rrjetezimet dhe bashkepunimet mes sipermarrjeve vendore dhe te rinjve.

Keto dy aktivitete u mundesuan fale kontributit financiar te @European Union in Albania – Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi ne kuader te projektit “FoRuM – Fokusimi ne Mobilizimin Rural ne Malesi te Madhe”.

More to explorer

Workshop mbi Çështjet Mjedisore

WORKSHOP mbi “ÇËSHTJET MJEDISORE & ECJE MALORE ME RRATHË DËBORE” WORKSHOP mbi “ÇËSHTJET MJEDISORE & ECJE MALORE ME RRATHË DËBORE” Në datat

Workshop Perpunimi Agro-Ushqimor

WORKSHOP “PERPUNIMI AGROUSHQIMOR & RRJETI RINOR SLOW FOOD” WORKSHOP “PERPUNIMI AGROUSHQIMOR & RRJETI RINOR SLOW FOOD” – at Mrizi i Zanave Agroturizm

Aktivitet Ndërshkollor

Aktivitet ndershkollor me nxenes nga shkollat e Bashkia Malësi e Madhe. Te shtunen me 6 prill ne Gjimnazin “Sherif Hoxha” te Koplikut

© Copyright 20119. All Rights Reserved. Powered By Manifesto AL