Shoqata “Jehona e Kelmendit”
“Jehona e Kelmendit” është një shoqatë kulturore artistike, e krijuar në vitin 2006 me rreth 25 anëtarë, me përfaqësuese ligjore Znj. Dila Vaçaj. Shoqata ka për qëllim tejçimin e traditës nga brezi në brez. Si grup artistik kanë marrë dhe marrin pjesë në shumë aktivitete dhe festivale brenda dhe jashtë vendit, ndër këto mund të përmendim Festivali Folkloristik i Gjirokastrës, në Kosovë, Plavë – Guci, etj.
Shoqata “Paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve”
Shoqata e “Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve” është një shoqatë kombëtare, e themeluar në vitin 2016. Dega Malësi e Madhe ka rreth 112 anëtarë dhe përfaqësohet nga Z. Shpëtim Rrihnaj. Kjo shoqatë i shërben shtresës me nevoja të veçanta fizike, të cilët paraqesin kërkesat e tyre pranë kryetarit të shoqatës për Malësinë e Madhe dhe kjo e fundit i kalon për shqyrtim dhe miratim tek Drejtoria Rajonale e Tiranës. Fokusi i kësaj shoqate është të ndihmojë këtë shtresë, e cila është një shtresë me nevoja të mëdha dhe kërkon kontributin e çdo personi.
Shoqata “Veleçiku”
Shoqata “Veleçiku” është një shoqatë për mirëmbajtje pyjesh, e themeluar në vitin 2001, ka rreth 14 anëtarë dhe përfaqësohet nga Z. Ylli Sterkaj. Si veçori e kësaj shoqate është që çdo fshat ka nga 2 përfaqësues dhe në raste të zbatimit të projekteve lidhur me pyjet, punëtorët janë gjithmonë banorë të kësaj zone dhe 40% e punonjësve janë gra. Aktiviteti kryesor i kësaj shoqate është përpunimi dhe përmirësimi i pyjeve dhe kullotave në zonën e Shkrelit, si: pyllëzimi, përmirësimi, sistemime malore, ndërtim lerash, luftim sëmundjesh sidomos tek gështenjat, si edhe përmirësimi i kullotave. Është një shoqatë shumë aktive dhe marrin pjesë në të gjitha aktivitetet që kanë si qëllim pyjet, kryesisht për këtë zonë.
SH.B.R “Fryma e Kelmendit”
Shoqëria e Bashkëpunimit Reciprok “Fryma e Kelmendit” është themeluar në vitin 2012 dhe ka rreth 30 anëtarë, me NIPT L37614701F dhe me përfaqësuese ligjore Znj. Drita Tanazi. Kjo shoqëri angazhohet kryesisht për promovimin e turizmit dhe të produkteve vendore në zonën e Kelmendit. Në vitin 2013 ka marrë një çmim si “Sipërmarrëse e sukseshme e zonave rurale” nga UN Women. Është një shoqëri shumë aktive në promovimin e shtëpive pritëse dhe produkteve vendore në Kelmend përmes angazhimit dhe pjesëmarrjes në panaire të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Shoqata “VIS Albania”
Organizata VIS (Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillim) është e pranishme në Shqipëri që nga viti 1995. Është e njohur ligjërisht me Vendim nr. 227 datë 08.05.2002 nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me NIPT K32130003K dhe përfaqësohet nga Z. Pier Paolo Ambrosi.
Nga viti 2009, VIS Albania është e pranishme në Malësi të Madhe duke vepruar me një program nismash që synon zhvillimin e territorit dhe të komuniteteve që e popullojnë, përmes një qasjeje të integruar dhe gjithëpërfshirëse. Këto nisma kanë bërë të mundur që të përmirësohen kushtet socio-ekonomike të popullsisë së Malësisë së Madhe nëpërmjet fuqizimit dhe diversifikimit të aktiviteteve prodhuese, rritjes të aftësive profesionale të prodhuesve vendas dhe ofruesve të shërbimeve turistike, zhvillimit të ofertës agro-turistike, pjesëmarrjes së përfituesve në proceset e zhvillimit dhe krijimit të një rrjeti komunikimi dhe shkëmbimi mes komuniteteve vendase.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.